Llapi mposhtet edhe në shtëpi nga Wisla Krakow, eliminohet nga Liga e Evropës

Llapi mposhtet edhe në shtëpi nga Wisla Krakow, eliminohet nga Liga e Evropës

18:55, 18/07/2024
A+ Aa A-

KF Llapi është ndalur në raundin e parë kualifikues në Ligën e Evropës.

Nënkampioni i Kosovës u mposht edhe në shtëpi nga skuadra polake, Wisla Krakow.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultatin 1-2 për ekipin polak.

Në ndeshjen e parë në Poloni, Wisla Krakow kishte shënuar fitore me rezultat 2-0 dhe Llapin e priste punë mjaft e vështirë, shto këtu faktin që tifozët nuk do të lejoheshin.

Pjesa e parë sot u mbyll pa gola të shënuar, me Elvir Gashijanin që u tregua shumë i rrezikshëm për mbrojtjen e mysafirëve.

Në minutën e 58-të Rodado kaloi mysafirët në epërsi, para se i inkuadruari në lojë, Ardit Tahiri të barazonte shifrat në minutën e 74-të.

Por, në minutën e 90-të, Kiakos shënoi për 1-2 dhe ia humbi tërësisht shpresat llapjanëve për rezultat pozitiv.

Kësisoj, Llapi përshëndetet nga Liga e Evropës këtë sezon, por jo nga garat evropiane.

Kjo pasi ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina do të luajë tani në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco