Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI I BOTËS me moderatore Dori Daka

Fitore me përmbysje në Andorrë, Ballkani drejt raundit tjetër në Champions

Fitore me përmbysje në Andorrë, Ballkani drejt raundit tjetër në Champions

22:07, 09/07/2024
A+ Aa A-

Ballkani i Ilir Dajës triumfoi mbrëmjen e sotme me përmbysje 1-2 ndaj kampionëve të Andorrës, UE Santa Koloma, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions-it. 

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të me El Ghazouin, ndërkohë që kampionët e Kosovës, përmbysën gjithçka me golat e Emerllahut dhe Karricës në minutat 42 dhe 90. 

Vlen të theksohet fakti se asistin e golit të dy e dhuroi ish-kapiteni i Tiranës, Ismajlgeci.

Sfida e kthimit do të zhvillohet pas 1 jave, teksa kualifikimi mbetet një formalitet për ekipin e Dajës, që është favorit absolut në letër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco