Kosova zyrtarizon një tjetër miqësore në muajin mars

Kosova zyrtarizon një tjetër miqësore në muajin mars

20:27, 18/02/2022
A+ Aa A-

Kosova ka konfirmuar një tjetër miqësore në mars të këtij viti.

Përpara se të masin forcat me kombëtaren zvicerane, ekipi i “Dardanëve” do të ketë përballë Burkina Fason.

Surpriza e këtij viti në Kupën e Afrikës, do të luajë kështu miqësoren e dytë në histori me kombëtaren kosovare, pas asaj fitore 2-0 të “Dardanëve” në vitin 2018.

Sfida do të luhet në 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ajo me Zvicrën do të jetë pesë ditë më vonë, në Zyrih.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco