Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Jehona ndërkombëtare e protestës së opozitës

12 vite pas të bijës, ndërron jetë nëna e Whitney Houston

12 vite pas të bijës, ndërron jetë nëna e Whitney Houston

15:03, 08/10/2024
A+ Aa A-

Cissy Houston, këngëtarja e njohur e gospel-it dhe nëna e Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, ditën e djeshme, 07 tetor 2024.

Houston, një këngëtare dy herë fituese e çmimit Grammy, vdiq në shtëpinë e saj në Nju Xhersi, ndërsa po kujdesej për sëmundjen e Alzheimerit, tha nusja e saj Pat Houston.

“Zemrat tona janë të mbushura me dhimbje dhe trishtim. Ne humbëm matriarkun e familjes sonë”, tha ajo, duke shtuar se vjehrra e saj ishte një “figurë e fortë dhe e madhe” në jetën e familjes.

Houston shijoi një karrierë të suksesshme prej dekadash, ku performoi përkrah superyjeve si Elvis Presley dhe Aretha Franklin.

Ajo gjithashtu shkroi tre libra, duke përfshirë një përkujtim të vajzës së saj këngëtaren e ndjerë Whitney Houston. të quajtur “Të kujtojmë Whitney”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco