VIDEO/ Pas akullores me vaj ulliri, Dua Lipa sjell recetën tjetër 'të çuditshme'

11:42, 06/10/2024
A+ Aa A-

Pas akullores me vaj ulliri, ylli shqiptar, Dua Lipa i ka prezantuar ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme, Cola dietike me lëngë turshie.

Përveç hiteve të saj të njohura, duket se Dua Lipa po bëhet e famshme edhe për kombinimet e saj të pazakonta ushqimore.

Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.

Por receta nuk përfundoi këtu. Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për ta kompletuar pijen.

Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh: “Të gjithë po më shikojnë. Zonja aty para po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.

Reagimet e miqve të saj për pijen ishin të ndryshme, me disa që shfaqën habi për shijen e fortë të turshisë, por Dua, nga ana e saj, e pëlqeu rezultatin duke thënë: “Kjo është… mmmmmm”.

Ky kombinim i pazakontë vjen pas zbulimit të saj të mëparshëm se ajo i pëlqen të shtojë vaj ulliri dhe kripë deti në akulloren me vanilje, në vend të shijes tradicionale të çokollatës. Sipas saj, shumë persona që kanë provuar këtë kombinim janë bërë fansa të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco