Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Berisha: Kim e Eskobar kërkuan arrestimin tim

Leonardo DiCaprio mohon lidhjet me skandalin e Diddy: S’kam qenë në ‘festa seksi’

Leonardo DiCaprio mohon lidhjet me skandalin e Diddy: S’kam qenë në ‘festa seksi’

14:33, 25/09/2024
A+ Aa A-

Aktori i njohur i Hollywood, Leonardo DiCaprio ka mohuar se ka qenë në festat e producentit P Diddy, pas publikimit të fotove duke festuar me reperin e arrestuar për trafik seksual dhe abuzimeve me vajza minorene.

Një zëdhënës i aktorit 49 vjeçar tha për rrjetin Daily Mail se “ai prej vitesh nuk ka pasur lidhje me Diddy”. Zhvillimi vjen pas publikimit të fotove të festave ku Leonardo shihet me Diddy në një event të vitit 1998 në vilën e këtij të fundit në New York, ku të gjithë janë të veshur me të bardha.

 

Asokohe 24-vjeçari DiCaprio shihet bashkë me reperin famëkeq të rrethuar nga të tjerë miq të veshur gjithashtu me të bardha.

MailOnline shkruante se: “Diddy Combs e kishte aktorin e Titanikut si të ftuarin numër një në listën e tij, teksa në festa ishin ftuar gjithashtu emra si Paris Hilton, Mariah Carey e Kim Kardashian.”

Por megjithë pjesëmarrjen e DiCaprio, përfaqsuesit thonë se ai nuk ka pasur kontakte prej vitesh me Sean Combs.
Burimet thonin për mediat: “Leonardo DiCaprio nuk ka të bëjë fare me abuzimet. Ai ka qenë në festat e tij në vitet 2000, siç bënin të gjithë, por aty nuk kishte abuzime”.

“Kjo ishte në fillim të karrierës së tij dhe më pas u largua prej tyre. Nuk duhet supozuar se ai është pjesë e trafikut njerëzor apo abuzimeve vetëm prej disa fotove të zbehta kur ishte 20 vjeç”.

Por Leonardo është fotografuar gjithashtu përkrah Diddy në konventën e partisë demokrate amerikane në 2004 dhe më pas përsëri në ditëlindjen e 50-të të Diddy në 2019, shkruan Daily Star.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco