Në shtëpinë e Courtois flasin shtatë gjuhë, partnerja e ‘gardianit’: Futbollist dhe njeri i madh!

Në shtëpinë e Courtois flasin shtatë gjuhë, partnerja e ‘gardianit’: Futbollist dhe njeri i madh!

14:46, 20/09/2024
A+ Aa A-

Thibaut Courotis është në modë. Portieri i Real të Madridit po kalon një moment të mirë në fushë, por jo vetëm. Gjithçka e rrethon po i buzëqesh. Ai debuton në ekranin e vogël me dokumentarin e tij me titull 'Rikthimi i numrit 1' në Prime Video, ku jo vetëm flet për rolin e tij si futbollist, por tregon edhe ditët e tij në Madrid përkrah bashkëshortes së tij.

Pikërisht Mishel Gerzig, partnere e tij, ka bërë deklaratën e saj të veçantë të dashurisë për Thibaut Courtois në ditën e tij më të veçantë.

“Dua që të gjithë të shohin atë Thibaut që shoh unë”, ka theksuar ajo duke shpjeguar: “Ai është më i miri, si baba, si njeri, si lojtar... ka një zemër kaq të madhe dhe është edhe qesharak, që është e rëndësishme”, thekson ajo ndërsa shton.

“Është shumë bukur të shohësh se si ai mund të bëjë dy gjëra, duke qenë një lojtar kaq i madh, por edhe një person kaq i sjellshëm dhe i njohur. Ai gjithmonë ka kohë për fëmijët e tij dhe mua, për të gjithë familjen dhe miqtë e tij, por është gjithashtu shumë i fokusuar në atë që dëshiron dhe gjithmonë lufton për ta marrë.

Image

Në shtëpinë e Courtois flasin shtatë gjuhë!

Ai është në një nga momentet e tij më të mira në nivel personal dhe profesional, pasi kapërceu dëmtimin e rëndë që e mbajti jashtë fushës së lojës për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar. Thibaut Courtois prezantoi këtë të enjte projektin e tij më të veçantë. Ata janë të lumtur në Spanjë dhe ofrojnë më shumë informacion për familjen e tyre. “Në shtëpinë tonë kemi shtatë gjuhë të ndryshme, ne flasim gjuhën flamande, frëngjisht, hebraisht, rusisht përmes prindërve të mi, anglisht, spanjisht...”, shpjegoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco