'Të pash!'/ Fansi e filmon poshtë fustanit, Shakira largohet nga skena

'Të pash!'/ Fansi e filmon poshtë fustanit, Shakira largohet nga skena

16:02, 16/09/2024
A+ Aa A-

Superylli kolumbian Shakira u përball me një gjest aspak etik nga fansat e saj teksa xhironte videoklipin e ri. Shakira po filmonte videon për këngën e re ‘Soltera’ me Anittën, kur ndodhi incidenti.

Ajo mund të shihet në video duke tundur gishtin drejt dikujt në turmë dhe duke ulur fustanin e saj për t'u mbuluar.

Në video duket edhe sesi Shakira bën me dorë drejt personit që po e filmonte nga poshtë fustanit, ku i thotë: Të pash!

Në fillim, ajo vazhdoi të kërcente dhe të injoronte sjelljen. Kur e vuri re sërish, Shakira mori masën më ekstreme që mundi në këtë situatë, duke mbyllur të gjithë produksionin dhe duke u larguar nga skena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco