Gazetari zbulon të vërtetën e 'aksidentit' të Meritonit: Isha në makinë me të

Gazetari zbulon të vërtetën e 'aksidentit' të Meritonit: Isha në makinë me të

14:25, 14/09/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme, një lajm për përfshirjen në aksident të Meriton Mjekiqit qarkulloi ne mediat e vendit dhe ato në Kosovë (lexo ketu). Por mesa duket, lajmi ka qenë i rremë, dhe këtë e ka konfirmuar gazetari Milaim Zeka.

Ky i fundit thotë se ditën e djeshme ka qenë në një makinë me Meritonin, dhe siç mund të shihet si ai, por edhe Meritoni janë shëndoshë e mirë.

 

Ai u bën thirrje mediave të tregohen të kujdesshme në raportimin e lajmeve të tilla, që shpesh rezultojnë të pavërteta.

“Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë e Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni”, ka thënë Zeka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco