'Mos veproni siç bëra unë'/ Justin Timberlake shpallet fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur

'Mos veproni siç bëra unë'/ Justin Timberlake shpallet fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur

11:01, 14/09/2024
A+ Aa A-

Këngëtari Justin Timberlake u deklarua fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, për të cilin u arrestua në qershor. Ylli u urdhërua të paguante një gjobë prej 500 dollarë, me një shtesë prej 260 dollarësh, ndërsa atij iu kërkua të kryente 25 orë shërbim në komunitet dhe një raport të sigurisë publike.

Sipas Associated Press, Justin Timberlake i tha gjykatës: Unë nuk kam jetuar në përputhje me standardet që përpiqem t'i vendos vetes. Duhet të kisha pasur një gjykim më të mirë dhe e kuptoj seriozitetin e kësaj.

TMZ raportoi muajin e kaluar se Justin Timberlake kishte shkuar për të takuar disa miq në një hotel për darkë dhe ishte larguar në orën 12:30 të mëngjesit me makinën e tij. Ai refuzoi të bënte një test alkooli.

“Edhe nëse keni pirë një gotë, mos hipni në makinë” tha këngëtari pas gjyqit. "Ky është një gabim që kam bërë, por shpresoj se kushdo që po shikon dhe dëgjon tani mund të mësojë nga kjo.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco