Cardi B bëhet nënë për herë të tretë, zbulon gjininë e foshnjës

Cardi B bëhet nënë për herë të tretë, zbulon gjininë e foshnjës

11:21, 13/09/2024
A+ Aa A-

Reperja e njohur Cardi B dhe ish-bashkëshorti i saj Offset kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë. Çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, janë ndarë dhe po vijojnë procedurat e divorcit, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja, në postimin me të cilin ka bërë të ditur shtatzëninë e tretë.

Fotot shfaqin ish-çiftin në klinikë së bashku me tre fëmijët e tyre tashmë. Cardi B mban vajzën e saj të porsalindur në foton e parë, ndërsa Offset djalin e tyre. Në një moment tjetër këngëtarja tregon një foto nga momenti i lindjes.

Gjëja e vogël më e lezetshme” ka shkruar Cardi në mbishkrimin e postimit në Instagram.

TMZ citon burime që thonë se ndarja e Cardit dhe Offset nuk ka të bëjë me tradhtinë, por të dy janë të ndarë për një kohë të gjatë dhe shkak dyshohet të jetë distanca.  

“Edhe pse u përpoqën të gjenin njëri-tjetrin në fillim të vitit, ata dështuan pasi distanca mes tyre vazhdonte të rritej”, shkruan TMZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco