Moderatori Alban Dudushi shtrohet në spital, probleme shëndetësore gjatë emisionit

Moderatori Alban Dudushi shtrohet në spital, probleme shëndetësore gjatë emisionit

16:30, 12/09/2024
A+ Aa A-

Moderatori dhe gazetari i njohur Alban Dudushi ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë para se të përfundonte emisionin e tij në RTSH.

Wshtw dashur ndërhyrja e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.

Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.

Duke qenë se Albani ka qenë i shtruar në spital, ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën.

Deri më tani, ai vetë nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco