VIDEO/ Hatit të TikTokut i konfiskohet makina luksoze, pasi u filmua duke ecur me shpejtësi

13:42, 12/09/2024
A+ Aa A-

Patjetër që çdo person që përdor rrjetet sociale është i njohur me personazhin e momentit në TikTok, Hatin.

Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fenomen dhe diskutim në tavolinat e shqiptarëve.

Pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit, zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në videot e saj.
Si një çift aventurier, Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e shtyn partnerin e saj të ngasë mbi normën e lejuar numërojnë me miliona views.

Hati dhe Jashari janë ndëshkuar nga policia rrugore për shpejtësi në zonat e banuara.

Hatixhes i është hequr patenta dhe gjithashtu, ka marrë një gjobë prej 20 000 lekë. Gjithashtu edhe bashkëshortit të saj, Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40 000 lekë.

Gjithçka nisi pasi ata publikuan në rrjetete sociale, momente teksa lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara në zona të banuara.
Siç duket, miliona ndjekësve të Hatixhes për disa kohë do i mungojnë videot virale nga makinat luksoze dhe aventurat e saj me shpejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco