Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare aktori James Earl Jones

Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare aktori James Earl Jones

10:57, 10/09/2024
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare aktori James Earl Jones, i cili ia dha zërin legjendës së “Star Ëars”.

Aktori amerikan James Earl Jones, i cili u bë i famshëm për zërin për personazhin Darth Vader, por edhe për karrierën e tij të pasur në teatër dhe film, vdiq të hënën, njoftoi përfaqësuesi i tij.

“U prehsh në paqe babi”, ka shkruar aktori Mark Hamill, i cili ka luajtur Luke Skyëalker në operën hapësinore të George Lucas.

Jones konsiderohej si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit në botë. Ai ishte një nga të paktët që ka fituar EGOT (Emmy, Grammy, Oscar, Tony).

Jones ka marrë dy çmime Primetime Emmy, një çmim Grammy dhe tre çmime Tony dhe iu dha një çmim Oscar Nderi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco