E la vetëm 2 muajsh, djali i Dr. Florit feston ditëlindjen e 10-të

E la vetëm 2 muajsh, djali i Dr. Florit feston ditëlindjen e 10-të

13:24, 09/09/2024
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, në familjen e Dr Florit d ka pasur festë. Vogëlushi i tij, Dani është bërë një zotëri i vërtetë. Ka qenë Blerina, ajo e cila ka postuar një video të Danit duke fryrë qirinjtë e 10-vjetorit, nën shoqërinë e familjes.

 

Por, edhe pse prej dhjetë vitesh është larguar nga kjo jetë ai vijon të jetë i pranishëm kudo me këngët e bukura që ka lënë dhe me kujtimet.

Floran Kondi (lindi më 28 shkurt 1979 në Kuçovë dhe vdiq më 17 nëntor 2014 në Tiranë), i njohur zakonisht me emrin e tij artistik Dr. Flori, ishte një këngëtar, rapper, kompozitor dhe tekstshkrues, gjithashtu një nga antarët themelues të grupit West Side Family, me të cilin korri shumë sukses me këngët Tirona, O çike çike’.

Deri në vdekjen e tij, Dr. Flori ka punuar si këngëtar i vetëm dhe gjithashtu me aktorin dhe këngëtarin Ermal Mamaqi, me të cilin ka bërë disa këngë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco