Përse Adriana Lima u kritikua nga fansat në daljen e saj të fundit?

Përse Adriana Lima u kritikua nga fansat në daljen e saj të fundit?

21:54, 05/09/2024
A+ Aa A-

Modelja braziliane Adriana Lima, 43 vjeçare, u shfaq në premierën e filmit ‘The Thicket’ dhe përsëri befasoi me pamjen e fytyrës së saj me sy dukshëm të tërhequr dhe vetulla të ngritura.

Mirëpo ajo ka qenë në shënjestër të kritikëve që kanë komentuar pamjen e saj, për shkak të ndryshimeve të dukshme në pamjen e saj dhe kohët e fundit ajo rrallëherë është parë në ngjarje publike.

 

Fansat më parë e kanë akuzuar atë se ka tepruar me botoksin dhe fillerët, por ajo u është përgjigjur kritikëve duke postuar një foto pa grim dhe duke shkruar:

“Fytyra e një nëne të lodhur të një adoleshenteje, dy fëmijëve në prag adoleshence, një djali të vogël aktiv, një vjeçari që mëson të ecë dhe tre qenëve…Faleminderit për shqetësimin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco