Nuk e kishim parë prej kohësh, Flori bëhet i ‘gjallë’

Nuk e kishim parë prej kohësh, Flori bëhet i ‘gjallë’

17:21, 04/09/2024
A+ Aa A-

Mungesa e Flori Mumajesit në jetën publike dhe skenën muzikore ndihet çdo ditë e më shumë. Tërësisht i shkëputur edhe nga rrjetet sociale, Flori ka lënë fansat në pritje të një lëvizje, qoftë dhe të vogël.

Por tashmë Flori është shfaqur në publik. Dhe jo, nuk ka postuar asgjë në profilin e tij, por të tjerët na kanë “dhuruar” një foto të tijën.

 

Ai shihet teksa feston ditëlindjen e një prej personave të afërt me të. I qeshur dhe shumë pozitiv, Flori ka gëzuar fansat me këtë foto, por shumë kërkojnë më shumë se kaq.

Publiku pret projekte muzikore e sidomos një koncert nga artisti i shumëkërkuar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco