Angelina Jolie flet hapur për ndjesitë pas të 49-tave: Ndihem si e moshuar

Angelina Jolie flet hapur për ndjesitë pas të 49-tave: Ndihem si e moshuar

12:07, 04/09/2024
A+ Aa A-

Angelina Jolie po përfiton sa më shumë nga gjithçka që vjen me plakjen.

Fituesja e Oskar-it foli për IndieWire në Festivalin e Filmit Telluride 2024 për rolin e saj në filmin Maria si këngëtarja e ndjerë e operës Maria Callas .

Në një moment të intervistës, Jolie foli për mënyrën sesi e shikon muzikën dhe artin me një këndvështrim ndryshe nga kur ishte më e re.

“Unë jam 49. Ndihem si një grua e moshuar tani dhe e përqafoj këtë,” shpjegoi ajo. “Kur isha më e re, kishte disa pjesë muzikore dhe tinguj të caktuar që përputheshin me atë që ndjeja: po dashurohesha, ose isha kurioze për këtë, ose çfarëdo që po kaloja”.

“Nuk ka asgjë që e plotëson atë që ndjen si opera. Disa pjesë janë kaq të bukura, kaq plot shpresë dhe kaq plot mall,” vazhdoi Jolie. “Opera është më e madhe. Është më e madhe nga sa i lejojmë vetes të ndiejmë në çdo moment.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco