Deklarata pë Shqipërinë e aktorit të humorit trazoi rrjetin/ Këngëtari: Azemi doli e kërkoj falje mbrëmë

09:58, 03/09/2024
A+ Aa A-

Gjatë emisionit “Kosova Today”, Osman Azemi ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, duke përmendur se nuk kanë emra të dëshmuar si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.

Siç duket kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga personazhet publik të cilët kanë reaguar mjaft të indinjuar, duke u shprehur se e gjithë kjo ishte një marrëzi totale dhe nuk ka ndarazi mes Shqipërisë e Kosovës.

I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ këngëtari Mentor Haziri, u shpreh se Azemi është një artist, dikush që i sheh gjërat më ndryshe dhe të gjithë artistët janë më sensitiv dhe ai nuk është se mendon ashtu, madje ai ka dalë dhe ka kërkuar falje publike për deklaratën e dhënë.

“Osmanin e kam mik shumë të ngushtë dhe dua të them që atë që e ka thënë në afeksion e sipër dhe ai djalë ka dal e ka kërkuar falje edhe për opinionin publik gjithashtu edhe në një televizion mbrëmë”- u shpreh artisti.

Mentor Haziri:

"I gjithë ky debat se di, është mirë nga njëra anë që është zgjuar si çështje, sepse kemi steriotipe dhe mendoj që është krijuar një opinion publik paksa më i gjerë por ne e dimë pak a shumë se ku i ka rrënjët dhe nuk është aq bardh e zi sa ne do e trajtojmë.

Pra ky është një problem pak i madh i cili i ka rrënjët tek politika.

Osmanin e kam mik shumë të ngushtë dhe dua të them që atë që e ka thënë në afeksion e sipër dhe ai djalë ka dal e ka kërkuar falje edhe për opinionin publik gjithashtu edhe në një televizion mbrëmë.

Ai është një artist, dikush që i sheh gjërat më ndryshe dhe të gjithë artistat janë më sensitiv dhe ai nuk është se mendon ashtu, por unë thashë krejt ky muhabet në Kosovë është debat pa lidhje.

Unë personalisht nuk do kisha dashur kurrsesi të kisha folur për ndarësi mes Kosovës e Shqipërisë, sepse ne jemi një, kemi zanate e adete të njëjta, shkoj në malësi tek gjyshet tona e shoh flinë, buke e gjizën njëson si ne, çfarë duan më shumë se aq?

Unë mendoj se disa gjëra ai i ka pasur të drjta kur ndalesh p.sh tek pjesa se kur duhet të vijmë në Shqipëri duhet të pagujamë 5 euro, pse duhet të ndodhë kjo tek shteti ynë ëmë?

E kam parë përherë si parajsë Shqipërinë e tani pas luftës e çlirimit ne pagujmë një dënim prej 5 euro për të ardhur këtu".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco