Margot Robbie shijon 'aventurën' italiane, ja mbath me jet-ski së bashku me bashkëshortin

Margot Robbie shijon 'aventurën' italiane, ja mbath me jet-ski së bashku me bashkëshortin

14:25, 31/08/2024
A+ Aa A-

 Aktorja e njohur Margot Robbie vijon të shijojë disa ditë pushime në ishullin Palmarola, Itali. Aktorja 34-vjeçare australiane, e njohur më së shumti për rolet e saj në ‘Barbie’ dhe ‘Birds of Prey’, dukej rrezatuese krah bashkëshortit të saj, Tom Ackerley, dhe miqtë e ngushtë.

Pavarësisht se është shtatzënë, ylli i, Tonya ishte plot energji, madje provoi edhe të ngiste një jet-ski së bashku me bashkëshortin. Çifti nuk ishte i vetëm në aventurën e tyre italiane. Ata u bashkuan nga producenti i famshëm i filmit Brian Grazer dhe gruaja e tij, Veronica Smiley.

Burime të shumta konfirmuan vetëm muajin e kaluar se Margot dhe Tom janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Robbie dhe Ackerley, të cilët u takuan në vitin 2014 dhe u martuan në vitin 2016, kanë ndërtuar një partneritet të suksesshëm si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco