E kishte paralajmëruar për divorcin/ JLo ribashkohet me shoqen e ngushtë

E kishte paralajmëruar për divorcin/ JLo ribashkohet me shoqen e ngushtë

13:42, 31/08/2024
A+ Aa A-

Aktorja amerikane Leah Remini dhe shoqja e saj e ngushtë, Jennifer Lopez, janë pajtuar mes çështjeve martesore të yllit të popit. Dyshja pati një konflikt lidhur me martesën e Lopez me Ben Affleck.

Burimi i Page Six bën me dije se mikeshat e vjetra u konfliktuan përpara se Lopez të martohej me Affleck në vitin 2022 pasi Remini ishte tejet e shqetësuar për këtë martesë. Me pak fjalë Remini nuk e pëlqente aspak partnerin e shoqes së saj.

Remini e paralajmëroi Lopezin që të kujtonte arsyen që fillimisht u nda me yllin e “Gone Girl” kur u takuan për herë të parë në vitin 2002: “Sepse ai është egoist dhe nuk është plotësisht i përkushtuar si partner” citon burimi.

“J.Lo ishte aq e çmendur pas Ben saqë i preu të gjitha lidhjet dhe kontaktet me shoqen e ngushtë. Ajo nuk e ftoi Reminin në dasmën e tyre.” thotë burimi.

Tani që Lopez dhe Affleck janë në prag divorci burimi thotë se Remini ka dashur të rilidhet me ish-shoqen e saj më të mirë.

"Ato ishin mikesha për vite me radhë," shprehet burimi i Page Six. "Ajo dëshiron të kontaktojë me të, por ajo nuk mund të telefonojë dhe të thotë: "Të thashë".

Remini dhe Lopez u takuan në 2004 kur Lopez filloi të takohej me këngëtarin Marc Anthony. Në vitin 2018, Remini tha në "The View": Ne jemi shumë afër, si motra...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco