'Hollywood është i ashpër ndaj grave', Demi Moore flet pa filtra

'Hollywood është i ashpër ndaj grave', Demi Moore flet pa filtra

13:35, 29/08/2024
A+ Aa A-

Aktorja Demi Moore u shfaq në kopertinën e numrit të shtatorit të revistës “Interview” dhe shumë njerëz theksuan pamjen e shkëlqyer të saj. Ajo tani është duke promovuar filmin e saj “The Substance”, i cili flet për një yll që injekton drogë nga tregu i zi për t’u dukur më e re, gjë që e shndërron atë në një grua të bukur të re dhe energjike.

Në një intervistë, Demi komentoi vëmendjen e madhe që trupi i saj me bikini tërhoqi kur ishte 40 vjeçe dhe luajti në filmin “Charlie’s Angels”.

Kam punuar në filmin “Charlie’s Angels” dhe u fol shumë për skenën e famshme me bikini. Gjithçka ishte shumë e theksuar dhe u diskutua shumë për pamjen time. Ndihesha sikur nuk jam 20 ose 30 vjeç, por akoma nuk isha ajo që ata e konsideronin ‘nënë’. Hollywood është i ashpër ndaj grave në atë moshë sepse nuk ka më skenare apo role që u përshtaten. Ose je nënë, ose je mjaft e moshuar që të mos të të konsiderojnë tërheqëse.

Në filmin e saj të ri, ajo interpreton një yll hollivudian, Elisabeth Sparkle, e cila merr një ilaç eksperimental për të krijuar një version më të ri të vetes dhe kështu bëhet një person krejtësisht tjetër. Moore zbuloi se skenari i filmit e kishte prekur thellë, pasi në një mënyrë unike trajton çështjen e plakjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco