Pas largimit të saj nga rrjetet sociale, publikohet fotografia e parë e Arta Nitajt shtatzënë

Pas largimit të saj nga rrjetet sociale, publikohet fotografia e parë e Arta Nitajt shtatzënë

10:26, 29/08/2024
A+ Aa A-

Modelja dhe aktorja nga Kosova, Arta Nitaj është distancuar nga jeta publike prej disa muajsh tashmë. Arta është në pritje të ëmbël dhe duket se ka vendosur ta shijojë këtë periudhë në qetësi totale, duke mos marrë pjesë në asnjë dalje televizive dhe duke mbyllur rrjetet sociale.

Lajmi i shtatzënisë u bë publik në media në muajin maj dhe madje u zbulua se Arta është në pritje të një djali. Edhe pse ajo vetë nuk ka bërë asnjë reagim publik, kushërira e saj ka postuar një foto duke e konfirmuar kështu lajmin.

Në këtë fotografi, Arta shihet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, ndërsa kushërira e saj e përqafon rreth barkut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco