Gjykatësja urdhëron Martin Shkrelin të dorëzojë të gjitha kopjet e albumit të papublikuar të Wu-Tang Clan

Gjykatësja urdhëron Martin Shkrelin të dorëzojë të gjitha kopjet e albumit të papublikuar të Wu-Tang Clan

08:44, 27/08/2024
A+ Aa A-

Nju Jork - Martin Shkreli, dikur i diskretituar dhe i mbiquajtur "Pharma Bro" për rritjen abuzive të çmimit të një ilaçi shpëtimtar, u urdhërua nga një gjykatës federal të hënën të dorëzonte të gjitha kopjet e "Once Upon a Time in Shaolin", albumit  të papublikuar të grupit Wu-Tang Clan tek avokatët e tij deri të premten.

Gjyqtarja Pamela K. Chen në Bruklin shkroi se Shkreli duhet të japë të gjitha kopjet e atij që shpeshherë përmendet si albumi më i rrallë në botë dhe të raportojë emrat e kujtdo që ia ka shpërndarë atë muzikë deri më datën 30 shtator së bashku me të ardhurat që ka marrë prej tij.

Në qershor, Shkreli u padit nga një grupim i kriptomonedhave që i bleu kopjen e vetme të njohur të albumit për 4.75 milionë dollarë.

Grupimi PleasrDAO, akuzoi Shkrelin për mbajtjen e kopjeve dixhitale të albumit, në kundërshtim me marrëveshjen e tyre duke i shpërndarë ato gjerësisht në mesin e ndjekësve të tij në mediat sociale.

Avokati i grupimit PleasrDAO,  Steven Cooper, tha në një deklaratë se vendimi i gjyqtares Chen ishte "një fitore e rëndësishme për klientin e tij".

Ai shtoi: “Ne jemi të kënaqur që gjykatësja Chen pranoi se ishte i nevojshëm lehtësimi i menjëhershëm për të penguar veprimet e këqija të vazhdueshme të zotit Shkreli”.

Edward Paltzik, një avokat për Shkrelin, tha në një email se urdhri i gjyqtarit ruan "status quo-në e perceptuar" të përparimit të padisë dhe "nuk ka asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar të çështjes".

Ai gjithashtu vuri në dukje se gjyqtarja nuk bëri ndonjë konstatim se grupimi PleasrDAO kishte të ngjarë të kishte sukses në themel ose se pretendimet e tij ishin të vërteta.

Grupi muzikor Wu-Tang Clan kaloi gjashtë vjet duke krijuar "Once Upon a Time in Shaolin" përpara se të nxirrte një kopje të vetme të albumit të dyfishtë me 31 këngë në ankand në 2015 me kusht që të mos dilte publikisht. Grupi multiplatin i hip-hop-it donte që albumi të shihej si një pjesë e artit bashkëkohor.

Shkreli e bleu albumin për 2 milionë dollarë përpara se të dënohej sepse i kishte gënjyer investitorët dhe  mashtruar ata me miliona dollarë në dy fonde mbrojtëse të dështuara që ai operonte.

Në vitin 2021, "Once Upon a Time in Shaolin" u shit për të shlyer disa nga borxhet gjyqësore të Shkrelit.

Shkreli u lirua nga burgu në vitin 2022 pasi kreu pjesën më të madhe të një dënimi shtatëvjeçar./ar.sh/SYRI.NET

Investitori i diskretituar Martin Shkreli sërish në gjyq - tani për albumin më të rrallë në botë

Duke dëgjuar muzikën e padëgjuar të Wu-Tang Clan, albumin më të rrallë në botë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco