Aktorja e serialit të njohur arrestohet sepse rrahu të dashurin, sepse nuk i tregoi ku kishte qenë

Aktorja e serialit të njohur arrestohet sepse rrahu të dashurin, sepse nuk i tregoi ku kishte qenë

21:37, 24/08/2024
A+ Aa A-

Aktorja e serialit të njohur ‘Hangover’ Nathalie Fay përfundoi në pranga sepse qëlloi me grusht në fytyrë të dashurin e saj në Miami.

36-vjeçarja u ndalua nën akuzën e dhunës në familje.

I dashuri kishte ardhur ta merre nga një ndeshje miqësore e Miami Dolphins në futbollin amerikan, shkruan TMZ.

Fay e kishte pyetur se ‘ku kishte qenë para se të shkonte ta merrte’.

Ajo i ka treguar të dashurit, i identifikuar vetëm si Brady, një hartë në celular për të provuar se ai nuk ishte aty ku thoshte se ishte, dhe më pas e qëlloi me grusht.

I dashuri i aktores tha në polici se ‘ishte detyruar të dilte nga makina për të shpëtuar prej saj’.

Fay numëron disa role ekrani në emrin e saj, përfshi dhe atë në filmin me Bradley Cooper në 2009, ndërsa ka interpretuar  gjithashtu në filmat  ‘Old School,’ ‘Due Date’ e ‘Blonde and Blonder’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco