Shifra e pabesueshme, sa paguanin vetëm për dritat në ish-vilën e tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Shifra e pabesueshme, sa paguanin vetëm për dritat në ish-vilën e tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

17:21, 24/08/2024
A+ Aa A-

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nuk janë më bashkë por çfarë po ndodh me pasurinë e tyre? Mediat amerikane raportojnë se ka dalë në shitje vila e tyre luksoze në Beverly Hills.

Kjo pasuria e madhe e paluajtshme prej 38,000 metrash katrorë, tashmë e listuar në Zillow kap vlerën marramendëse prej 68 milionë dollarë.

Por pronari që do ta marrë këtë super vilë do t’i kushtojë jo pak, por 1000 dollarë në ditë për të mbajtur ndezur dritat. Vetëm vitin e kaluar, fatura e taksave në shtëpinë luksoze të çiftit ishte më shumë se 400,000 dollarë, vlerësoi Zillow.

Sipas llogaritjeve nga HomeAdvisor dhe Administrata e Energjisë dhe Informacionit të SHBA-së, kostot totale të vlerësuara mujore të shërbimeve bazuar në madhësinë e shtëpisë janë midis 5,000 dhe 20,000 dollarë.

Ndërkaq, problemet në martesën e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez filluan në muajin e mjaltit në Liqenin e Komos, Itali, zbuloi një burim i afërt për mediat e huaja.

Muaji i mjaltit i çiftit përfshinte dalje të shumta publike të mbushura me shfaqje dashurie të kapura në kamera.

Burimi shprehet se:

Ai ishte i shqetësuar nga paparacët që i ndiqnin. Ajo është një superstar ndërkombëtar dhe ai sillej sikur ishte i surprizuar që po i ndiqnin. Ata mezi flisnin me njëri-tjetrin gjatë asaj që duhej të ishte periudha më e lumtur e jetës së tyre. Ai e siguroi se kishte ndryshuar, por kjo ishte jetëshkurtër.

Një burim tjetër i tha ‘Page Six’ se Affleck më në fund ka ardhur në vete pasi ka qëndruar më gjatë esëll.

Kur ata filluan të shiheshin përsëri, ai thjesht po bëhej i kthjellët. Ai ishte në një gjendje të pambrojtur dhe kimia e tyre i shtohej kësaj… Ai ishte në një gjendje të ethshme, të emocionuar.

Affleck ka qenë i hapur për problemet e tij me alkoolin në të kaluarën. Dyshohet se ai ishte në rehabilitim për herë të fundit në vitin 2018. Romanca e shpejtë u zbeh shpejt pasi ai u përshtat me jetën e re. Affleck filloi të dëshironte më shumë privatësi dhe nuk mund të përballonte më nivelin e famës së Lopez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco