JLo i jep një tjetër goditje Ben Affleck!

JLo i jep një tjetër goditje Ben Affleck!

22:44, 23/08/2024
A+ Aa A-

Pasi adoptoi mbiemrin e bashkëshortit të saj Ben Affleck mes një mijë polemikash, Jennifer Lopez është tërhequr.

Ylli i popit, e cila ditët e fundit bëri kërkesë për divorc, ka shënuar në dokumentet ligjore për zgjidhjen e martesës, që emri i saj ligjor të jetë tashmë ai që ka marrë në lindje.

Këtë e mësoi faqja e thashethemeve TMZ, duke specifikuar se kërkesa për divorc është e nënshkruar me emrin aktual të JLo, Jennifer Lopez Affleck.

Ylli mori mbiemrin e Affleck dy vjet më parë, pas martesës së tyre të papritur në Las Vegas.

Duke njoftuar në gazetën e saj ‘On the Jlo" se tani e tutje do të quhej Zonja Jennifer Lynn Affleck, Lopez kishte lënë të shtangur shumë gra. Në një moment të vështirë për feminizmin në Amerikë, zgjedhja e Jennifer Lopez "është veçanërisht dekurajuese", shkroi asokohe romancierja Jennifer Weiner në "New York Times", sipas së cilës referenca e pashmangshme ishte për Galaadin e Margaret Atwood "The Handmaid's Tale", teokracia distopike në të cilën gratë përgjegjëse për riprodhimin si protagonistja June Osborne (Elizabeth Moss), emri i komandantit të cilit i shërbenin: "OfFred" ose "DiFred.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco