Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Morata thyen heshtjen, zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me Alice Campello

Morata thyen heshtjen, zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me Alice Campello

10:42, 19/08/2024
A+ Aa A-

Të hënën e kaluar doli në dritë një fakt që befasoi shumë. Alvaro Morata dhe Alice Campello konfirmuan ndarjen e tyre përmes rrjeteve sociale, pas 8 vitesh bashkë dhe 4 fëmijëve të sjellë në jetë si çift.

Rrjetet sociale janë mbushur me komente, pretendohet se ka pasur një lloj tradhtie nga ana e lojtarit të Milanit, diçka që sulmuesi iberik e ka mohuar kategorikisht për gazetarin Javier de Hoyos: “Është diçka e rreme. Nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj. Ajo është gruaja më e rëndësishme e jetës sime”.

Futbollisti nga Madridi është hapur në programin e TVE, “De Corazon”, ku ka siguruar se vendimi është marrë: “Jam shumë i qartë, marrëdhënia jonë si çift ka mbaruar… Ruajmë një marrëdhënie të shkëlqyer për mirëqenien e 4 fëmijëve tanë, edhe pse nuk ka kthim prapa”.

Sulmuesi i Milanit ka siguruar se ai është “shkatërruar” dhe se vendimi për të prishur marrëdhënien ishte i përbashkët: “Të dy ishim të qartë se preferonim ta ndërprisnim marrëdhënien si çift”.

Pak ditë më parë u përfol se çifti ishte ndarë për shkak se kishin shumë debate, por tani Morata ka zbuluar një tjetër arsye të ndarjes: “Alice donte të qëndronte në Spanjë, nuk donte një lëvizje tjetër. Unë, sikurse e dini, zgjodha Milanin për ta vazhduar karrierën”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco