Adrola Dushi dhe Capital T publikojnë FOTO pranë njëri-tjetrit

Adrola Dushi dhe Capital T publikojnë FOTO pranë njëri-tjetrit

09:24, 18/08/2024
A+ Aa A-

Për një kohë të gjatë, ka pasur spekulime për një lidhje mes Capital T dhe Adrola Dushi.

Tani, duket se dyshja kanë vendosur të mos e fshehin më marrëdhënien e tyre, pasi kanë publikuar një fotografi të mrekullueshme së bashku.

Në një postim të fundit në Instagramin e saj, Adrola ka ndarë një imazh ku shfaqet e lumtur në krah të këngëtarit Capital T, gjatë koncertit të tij “Time Capsule III”.

Kjo fotografi tregon çiftin duke u përqafuar me njëri-tjetrit në një moment të veçantë, duke e bërë të qartë se marrëdhënia e tyre është më serioze se kurrë.

Imazhi ka marrë një mori komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur entuziazmin e tyre për këtë zhvillim.

Me këtë veprim, Capital T dhe Adrola Dushi duket se kanë konfirmuar se janë çift dhe po i japin fund thashethemeve për lidhjen e tyre të mundshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco