Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kourtney Kardashian sërish shtatzënë?

Kourtney Kardashian sërish shtatzënë?

10:40, 17/08/2024
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian ka publikuar disa fotografi në Instagram për reklamën më të fundit të markës së saj, “Lemme”.

Në këto fotografi, 45-vjeçarja shihet duke pozuar në një peshqir banje, dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fotografia ku ajo mban barkun e saj. Ndjekësit e saj në komente kanë shprehur bindjen se Kourtney është sërish shtatzënë.

“A është ajo sërish shtatzënë? Është shumë e ëmbël”, “A është sërish shtatzënë apo këto janë foto të vjetra? I duket barku”, “Ajo është shtatzënë”. Duket për mrekulli”, “Mezi po pres lajmin për një shtatzëni të re”, “Ajo është sërish shtatzënë. Urime”, janë disa nga komentet në postimin e saj.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, në nëntor të vitit të kaluar, u bënë prindër të një djali të quajtur Rocky. Për 45-vjeçaren dhe muzikantin 48-vjeçar, Rocky është fëmija i tyre i parë së bashku.

Kourtney ka tre fëmijë nga ish-bashkëshorti i saj, Scott Disick, ndërsa Barker gjithashtu ka tre fëmijë nga ish-bashkëshortja e tij, Shanna Moakler.

Kourtney dhe Travis u martuan tre herë në vitin 2022. Fillimisht në Las Vegas, pastaj kishin një martesë civile në SHBA, dhe më pas organizuan një dasmë luksoze në Portofino. Barker e propozoi Kourtney-n në tetor të vitit 2021 në një plazh në Montecito, Kaliforni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco