Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Stresi reagon ndaj lirimit të Noizy

Stresi reagon ndaj lirimit të Noizy

08:42, 17/08/2024
A+ Aa A-

Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga qelia pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, pasi u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve të Kosovës. Noizy dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni në një ngjarje të ndodhur më 2 gusht në Pejë. Lirimi i tij u bë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekë të rinj.

Pas këtij vendimi, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili ndodhet në arrati për përfshirjen në të njëjtën ngjarje, ka reaguar në Instagram. Ai ndau një foto ku shihet duke përqafuar Noizyn, duke shkruar: “Happy for u Zin”. Stresi gjithashtu shtoi se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn, nuk është liruar, pasi është shtetas kosovar dhe për të do të vendosë Gjykata e Pejës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco