Edhe Rowling dhe Elon Musk në padinë për fyerje të kampiones olimpike Imane Khelif

Edhe Rowling dhe Elon Musk në padinë për fyerje të kampiones olimpike Imane Khelif

12:56, 14/08/2024
A+ Aa A-

“Nëse çështja shkon në gjykatë, ata do të dalin në gjyq”. Të dy personazhet e famshëm janë përmendur në një kallëzim penal të paraqitur nga kampionia olimpike Imane Khelif mbi akuzat për "akte të ngacmimit të rënduar kibernetik".

J.K. Rowling dhe Elon Musk janë përmendur të dy në një kallëzim penal të paraqitur nga boksierja algjeriane Imane Khelif për "akte të ngacmimit të rënduar kibernetik".

Sipas një raporti nga Variety, Khelif, 25 vjeçe, ka paraqitur një ankesë tek autoritetet franceze për ngacmimet në internet që ajo përjetoi gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024.

Nabil Boudi, avokati me seli në Paris që përfaqëson Khelif konfirmoi se Roëling dhe Musk përmenden në ankesën, e cila u postua në qendrën e kundër urrejtjes online të zyrës së prokurorit publik të Parisit më 9 gusht

“J.K. Rowling dhe Elon Musk janë përmendur ndër të tjera në padi”, tha Boudi, duke shtuar edhe se Donald Trump do të ishte pjesë e hetimit. “Trump postoi në Tëitter, kështu që pavarësisht nëse ai përmendet apo jo në padinë tonë, ai në mënyrë të pashmangshme do të shqyrtohet si pjesë e hetimit”.

Nëse prokuroria akuzon dikë sipas statutit, mund të kërkojë nga dy deri në pesë vjet burg dhe dhjetëra mijëra euro gjoba.

Khelif i është nënshtruar një vale keqinformimi dhe dezinformimi gjatë gjithë Olimpiadës, e cila u kthye në asgjë më shumë se një gjueti shtrigash.

Kundërshtarët u dëgjuan pas ndeshjes së Khelif kundër boksieres Angela Carini të Italisë,  me urrejtje në internet në lidhje me pranueshmërinë e saj për të konkurruar në kategorinë e femrave të Olimpiadës për boks.

Shumë e akuzuan Khelifin si burrë – pavarësisht faktit se ajo ka lindur femër, është e shënuar si femër në pasaportën e saj dhe nuk është identifikuar kurrë si transgjinore.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vazhdimisht i paraqiti kualifikimet e saj për të konkurruar në divizionin e femrave.

Rowling u përfol disa herë në X dhe e akuzoi Khelifin se "po kënaqej me dhimbjen e një gruaje që sapo e goditi me grusht në kokë".

Image

@jk_rowling
A mundet ndonjë fotografi të përmbledhë më mirë lëvizjen tonë të re për të drejtat e burrave? Buzëqeshja e një mashkulli, i cili e di se është i mbrojtur nga një institucion sportiv mizogjen, duke shijuar dhimbjen e një gruaje që sapo është goditur me grusht në kokë dhe ambicien e jetës së të cilës ai sapo e ka shkatërruar. #Paris2024

Po ashtu, pronari i X dhe miliarderi Musk iu përgjigj një postimi të notarit Riley Gaines që thoshte se "burrat nuk bëjnë pjesë në sportet e grave", duke shkruar: "Sigurisht".

Pavarësisht valës së urrejtjes në internet, Khelif fitoi medaljen e artë në finalen e 66 kg për femra dhe deklaroi pas fitores së saj në çerekfinale kundër hungarezes Anna Luca Hamori: “Dua t'i them gjithë botës se jam femër dhe do të mbetem një femër.”

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco