U arrestua pas një konflikti, Travis Scott lirohet nga qelia, nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tij

U arrestua pas një konflikti, Travis Scott lirohet nga qelia, nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tij

10:54, 12/08/2024
A+ Aa A-

Travis Scott është liruar pasi u arrestua pas një debati të ashpër me truprojën e tij në një hotel në Paris. Punonjësit e hotelit luksoz ku po qëndronte reperi thirrën policinë për t'i dhënë fund një konfrontimi të madh, në të cilin ata vetë nuk mundën të përfshiheshin.

Zyra e prokurorit të Parisit thotë se Scott u arrestua për dhunë ndaj një roje sigurie, por pak më shumë se 24 orë më vonë, artisti 33-vjeçar u la i lirë pa akuza, sipas avokatit të tij.

Një burim i afërt me reperin tha për PageSix: “Ai u arrestua për shkak të një sherri me truprojën e tij për ngacmim dhe sjellje të keqe. Policia franceze e teproi dhe e arrestoi. Ai e mbajti për 24 orë për shkak të sherrit. Nuk ka pasur dhunë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco