U paralajmërua protestë për të mos e ekstraduar në Kosovë, reagon menaxheri i Noizyt

U paralajmërua protestë për të mos e ekstraduar në Kosovë, reagon menaxheri i Noizyt

10:34, 12/08/2024
A+ Aa A-

Dje në rrjet ka qarkulluar një njoftim për protestë në mbrojtje të reperit Noizy, i cili u vu në pranga pak ditë më parë në Shëngjin si i akuzuar për dhunën ndaj TikTok-erit Medi Iseni. Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohej ditën e hënë, sot, në orën 19:00 dhe kërkonte që të ndalohej ekstradimi i Noizyt drejt Kosovës. 

Por, përmes një deklarate zyrtare ekipi menaxherial dhe familja e Noizyt ka njoftuar sot se ata nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se janë në një proces gjyqsor dhe do ndjekin vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës.

 

“Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt). Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial.” 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco