Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet forumi për të ardhmen e Shqipërisë, organizata 'Albanian Policy Center'

FOTO/ Bebe Rexha në lidhje me arkitektin grek, edhe Kryemadhi në pushime me ta

FOTO/ Bebe Rexha në lidhje me arkitektin grek, edhe Kryemadhi në pushime me ta

09:54, 12/08/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, në fund të muajit korrik shkoi për herë të parë në Kosovë, ku performoi në festivalin Sunny Hill.

Pas vizitës në Kosovë ajo u ndal edhe në Shqipëri, ku veç Tiranës, vizitoi edhe vendlindjen e saj në Dibër.

Pas kohës së mrekullueshme që kaloi në trojet shqiptare, Bebe nisi pushimet ku fillimisht po i shijonte në Itali. 34-vjeçarja ka ndarë së fundmi një postim me fotografi të ndryshme nga pushimet.

Mes tjerash, këngëtarja shqiptare ka konfirmuar edhe të dashurin e saj të ri, me të cilin ka qenë në pushime. Krijuesja e “Heart wants what It wants” po shijon një romancë me me arkitektin grek, Simos Liakos.

Në korrik të vitit 2023, Rexha konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj trevjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari.

Ndërkohë, nga fotot e publikuara nga Bebe Rexhe, vihet re se me pushime me të ka qenë edhe deputetja Monika Kryemadhi dhe vajza e saj, pasi të dyja janë kushërira dhe kanë lidhje familjare shumë të afërta.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco