'Vëllai im qëndro i fortë'/ Stresi i jep 'zemër' Noizy-t nga arratia

'Vëllai im qëndro i fortë'/ Stresi i jep 'zemër' Noizy-t nga arratia

22:38, 08/08/2024
A+ Aa A-

Ndërkohë që Noizy u la në “arrest me burg” për sherrin në Pejë, Stresi vazhdon të kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Nga arratia ai ka publikuar një mesazh mbështetjeje për mikun e tij.

”Vëllai im qëndro i fortë. Ata s’do t’ja dalin dot”, shkruan ai në një postim ku shfaqen të dy.

 

'Sot Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Rigels Rajkun, i njohur si Noizy, dhe për Bahtjar Bajraktarin, mikun e tij.  Vendimi është marrë me qëllim ekstradimin e tyre drejt Kosovës.

Ata u arrestuan dje në Lezhë me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, akuzohen se bashkë me disa persona të tjerë kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të “TikTok”-ut. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë pak ditë më parë

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco