Aktori i njohur në Greqi: S’më ka shkuar në mendje ta fsheh origjinën time shqiptare

Aktori i njohur në Greqi: S’më ka shkuar në mendje ta fsheh origjinën time shqiptare

11:01, 04/08/2024
A+ Aa A-

Aktori i njohur në Greqi, Nikos Gelia ka folur sërish për racizmin që ka pësuar kur ka qenë më i vogël për shkak të origjinës së tij shqiptare dhe ka dhënë këshillat e tij për çdo fëmijë që përjeton diçka të ngjashme.

I pyetur nëse ka menduar ndonjëherë ta mbajë të fshehtë origjinën e tij shqiptare, aktori është përgjigjur për revistën greke: “ Jo, nuk më ka shkuar kurrë në mendje të fsheh origjinën time”.

 

Mbi këshillën që do t’i jepte një fëmije që përjeton racizëm për shkak të kombësisë, Gelia komentoi:

“Le të vazhdojmë”, do t’i thosha. Këtë e kam pasur gjithmonë në mendje. Vlera që ju jepni njerëzve është ajo që vendosni t’u jepni atyre. Çfarëdo që të ndodhë rreth jush, shikoni qëllimin tuaj, ecni përpara dhe lini gjithçka tjetër. Nëse njeriu duhet të thotë diçka, do ta thotë…”.

Gjithashtu, nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim të vështirë gjatë karrierës së tij, aktori tha:

“As unë nuk jam i tillë si person, ndaj është pak e vështirë të më ndodhë diçka”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco