Zac Efron pëson incident në Ibiza, ja si paraqitet gjendja e aktorit

Zac Efron pëson incident në Ibiza, ja si paraqitet gjendja e aktorit

10:00, 04/08/2024
A+ Aa A-

Aktori i njohur Zac Efron pësoi një incident gjatë pushimeve në Spanjë.

‘People‘ raporton se ylli i Family Affair, 36 vjeç, ishte duke qëndruar në një vilë në Ibiza kur pësoi një incident të vogël gjatë përdorimit të pishinës. Efron u dërgua në spital për masa paraprake dhe doli të nesërmen në mëngjes.

 

“Ai është mirë,” thotë përfaqësuesi i tij për mediat.

Në fillim të kësaj jave, aktori u shfaq në skenë me DJ Martin Garrix gjatë performancës së tij në hotelin Ushuaïa Ibiza dhe Beach Club në qytetin spanjoll.

Në një video të kapur nga fansat e muzikantit “Animals” në TikTok, Efron shihet duke ecur në skenë gjatë një prej këngëve të Garrix dhe duke kërcyer përkrah tij, me brohoritje të shumta nga turma.

Aktori ka pasur një vit të ngarkuar deri më tani, pasi është shfaqur në ‘The Iron Claw’, ‘Ricky Stanicky’ dhe së fundmi, në filmin e tij së bashku me Nicole Kidman dhe Joey King, ‘A Family Affair’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco