Dhuna ndaj Medi Isenit, Noizy: Ja pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TT

Dhuna ndaj Medi Isenit, Noizy: Ja pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TT

08:56, 04/08/2024
A+ Aa A-

Reperi i njohur Noizy ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj personazhit të njohur të “Tik Tok”, Medi Isenit. Ai shkruan në rrjetin ‘Instagram’, se nuk ka prekur asnjë person atë natë, teksa sqaron se kishte nisur një përplasje në pak sekonda mes disa, ndërsa më pas sigurimi e kishte marrë dhe dërguar në makinë.

Po ashtu ai ka ndarë një video live në Tik Tok, ku një natë para ngjarjes, Medi Iseni dëgjohet teksa thotë se do shkonte në “Backstage” e do bënte disa “pompa”.

 

Reagimi i plotë:

I bej thirrje shtetit qe te mos ndikohet nga portalet me tituj senzacionalë ne mediat sociale, si: “Noizy i paprekshem per Policine”, “Noizy’n se ndal dot as Policia”, apo “Shteti mbyll syte para ‘King Noizy”. Keto portale nuk publikojne informacione te bazuara and ne fakte dhe jane me te demshme se disa perdorues të TikTok-ut që synojne vetem klikime dhe vemendje. Theksoj se nuk kam asgje kunder shtetit apo Policise dhe i respektoj plotesisht këto institucione. Gjithmone kam qene dhe jam i gatshem te bashkepunoj me te gjitha organet e shtetit ne interes te drejtesise dhe te vertetes. Jam i gatshem te paraqes versionin tim dhe faktet e verteta te ngjarjes qe ka ndodhur.

Megjithate, nuk eshte e drejte te leshohet nje urdher arresti ndaj meje pa prova te bazuara dhe te verifikuara, vetem sepse dikush ka bere nje akuze te pabazuar dhe per shkak te ndikimit te portaleve qe nxisin opinionin publik dhe shtetin ne menyre te gabuar. Une nuk preka asnje person ate nate ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyre ne dhomen e ndrrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi ne fjale bashke me 3 shoket e tij) është sulmuar nga plot djem qe shumicen nuk i njoh dhe sja kam idene se kush jane. Jam shtang nga kjo gje se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shancin te them as nje gjysem fjale.

Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi me ka shoqeruar jashte discos ne makin dhe kemi ikur, bashk me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe ne video nuk dukem une, sepse une nuk kam qen aty ne ate moment. Vetem di te them se une isha ne pune kur ai vendosi me ardh mem ra ne qaf sepse i kishte premtuar dikujt nje nate me para ne TikTok ku thot “do iki ne backstage te Noizy dhe do bej pompa”. Dhe, pse ka pas aq shume njerz ne backstage kur ti vendose te hyje aty se di, por di te them se keshtu ndodh ne cdo koncert, hyjn e dalin plot njerz.

Fansat/Kamarjer/Sigurima/Miq/Koleg etj. Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco