Pësoi dëmtime në kokë pas aksidentit, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt në gjendje jo të mirë në spital

Pësoi dëmtime në kokë pas aksidentit, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt në gjendje jo të mirë në spital

20:14, 03/08/2024
A+ Aa A-

Pax, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, vijon ende të jetë në spital, pasi u përfshi në një aksident të rëndë me motoçikletë disa ditë më parë, ku pësoi dëmtime në kokë.

Sipas Page Six, 20-vjeçari, është në gjendje jo të mirë, duke bërë që nëna e tij Angelina Jolie, të kërkojë ndihmë për të.

Jolie thuhet se ka qenë pranë tij gjatë gjithë javës. Page Six zbuloi këtë javë se Pax kishte pësuar disa aksidente përpara aksidentit të së hënës dhe pothuajse kurrë nuk mbante helmetë.

 “Miqtë e tij janë të shqetësuar për të”, tha një burim për Page Six. “ Ai është i pamatur. Ata janë të shqetësuar”.

Një burim tjetër tha se Pax nuk ka përplasur vetëm motoçikleta elektrike, por edhe makina.

 “Ai pati një sërë aksidentesh automobilistike. Gjërat nuk janë shumë të mira. Pax është një fëmijë me probleme dhe Angelina po bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar atë”, thanë burime për Page Six.

Pax, i cili nuk mbante helmetë, u përplas në pjesën e pasme të një makine që u ndal në një kryqëzim në bulevardin Los Feliz në Los Angeles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco