Nga Blake Lively te Nicole Kidman; yjet e veshur më mirë gjatë kësaj jave!

Nga Blake Lively te Nicole Kidman; yjet e veshur më mirë gjatë kësaj jave!

15:47, 03/08/2024
A+ Aa A-

Fjalëkalimi: elegancë! Ne jemi gjithmonë në kërkim të pamjeve më interesante që të famshmit zgjedhin, në premiera apo në evente formale në të gjithë botën. Disa prej fustaneve më të bukura të veshura nga yjet botërore do t’i gjeni në këtë artikull.

Nicole Kidman nuk kaloi pa u vënë re këtë javë si e ftuara e nderit në tapetin e kuq të “Her Time” me Omega-n të hënën në Paris. Për këtë rast, Kidman kishte veshur një look nga Valentino.

Jennifer Lopez konfuzon fansat sërish: Heq unazën e martesës, vendos të fejesës!

Blake Lively është e njohur për aftësitë e saj në modë dhe aftësinë e saj për të kaluar pa probleme nga një veshje në tjetrën brenda një dite, ajo është një legjendë dhe pamjet e saj të shumta në Nju-Jork vendosin standarde të larta.

Së fundmi aktorja zgjodhi një fustan lëkure të qëndisur me dantella me lule kapuçino nga koleksioni i Michael Kors vjeshtë/dimër 2024.

Jo vetëm kaq: ne pamë aktoren të zgjedhë edhe një pamje të pazakonta, si fustani i stilistëve Dauphinette me një printim ekstravagant të frymëzuar nga ditarët e fëmijërisë që personazhi i saj, Lily Bloom, lexon në film.

Jeni kuriozë të zbuloni të gjitha veshjet më të bukura të javës? Ne jemi të sigurt që pamja nuk do t'ju zhgënjejë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco