Sherr në një lokal në Pejë, përfshihet edhe reperi Noizy

Sherr në një lokal në Pejë, përfshihet edhe reperi Noizy

13:33, 01/08/2024
A+ Aa A-

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje që motivet ende nuk dihen.
Thuhet se bëhet fjalë për grupin e reperit, Noizy i cili u përfshi me disa persona të tjerë në këtë rrahje.

Sipas burimeve dy persona dyshohet se janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri.

Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri në këto çaste nuk ka ndonjë informacion zyrtare për rastin.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga kjo ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco