Kënduan në Lojërat Olimpike 2024; Lady Gaga dhe Celine Dion nuk janë paguar?

Kënduan në Lojërat Olimpike 2024; Lady Gaga dhe Celine Dion nuk janë paguar?

12:25, 01/08/2024
A+ Aa A-

Celine Dion dhe Lady Gaga kënduan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris. Në media u tha se këngëtaret do të paguheshin shumë, ku vetëm Dion do të merrte 2 milionë dollarë për performancën dhe se udhëtimi i tyre në Francë do të paguhej me të gjitha shpenzimet.

Megjithatë, një zëdhënës e mohoi pretendimin për Page Six, duke deklaruar: “Ndryshe nga raportet e disa mediave, interpretueset në ceremonitë e Lojërave Paris 2024 nuk do të marrin asnjë shpërblim për performancën e tyre. Vendimi i tyre për t’u paraqitur në këto rrethana pasqyron dëshirën e tyre për të qenë pjesë e një ngjarjeje historike për Francën dhe botën e sportit”.

“Është nder të performoj sonte për ceremoninë e hapjes në Paris 2024 dhe jam shumë e lumtur që jam rikthyer në një nga qytetet e mia të preferuara! Mbi të gjitha, jam shumë e lumtur të festoj për këta sportistë të mrekullueshëm, me të gjitha historitë e tyre të sakrificës dhe vendosmërisë, dhimbjes dhe këmbënguljes. Të gjithë ju keni qenë kaq të përqendruar në ëndrrën tuaj dhe nëse merrni një medalje apo jo, shpresoj që prania juaj këtu do të thotë që ëndrra juaj është realizuar! Ju të gjithë duhet të jeni kaq krenarë, ne e dimë se sa shumë keni punuar për t’u bërë ndër më të mirët. Qëndroni të fokusuar, vazhdoni, zemra ime është me ju!”, u shpreh Celine Dion. 

Ndërkoha Gaga ndër të tjera deklaroi,  “Ndihem shumë mirënjohëse që më kërkuan të hapja Lojërat Olimpike të Parisit këtë vit. Jam gjithashtu e emocionuar që më është kërkuar nga komiteti organizativ i Olimpiadës të këndoj një këngë kaq të veçantë franceze, një këngë në nder të popullit francez dhe historisë së tij të gjerë në art, muzikë dhe teatër. Është nderi im më i madh të këndoj për ju dhe t’ju brohoras! Shikimi i Lojërave Olimpike më bën gjithmonë të qaj! Talenti juaj është i paimagjinueshëm. Le te filloje Loja!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco