Dua Lipa nuk e fsheh më dashurinë ndaj Callum Turner, fotografohen në Kosovë së bashku

Dua Lipa nuk e fsheh më dashurinë ndaj Callum Turner, fotografohen në Kosovë së bashku

13:22, 31/07/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk e fsheh më dashurinë e saj për partnerin Callum Turner. Këngëtarja e njohur, e cila është në një lidhje me aktorin britanik që nga fillimi i vitit, e mori me vete në Kosovë për Festivalin Sunny Hill.

Kështu edhe këtë vit, Dua Lipa dhe mijëra të pranishmit u argëtuan në festivalin muzikor për 4 ditë me radhë. Dua ka kapur momente nga Sunny Hill dhe i ka ndarë me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Nga flamujt e deri tek simboli i shqiponjës me duar, Dua ka treguar çdo moment nga festa e madhe ku ndër të tjera ishin ftuar edhe shumë këngëtarë shqiptarë me kryesoren Bebe Rexhën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco