Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë martuar në fshehtësi?

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë martuar në fshehtësi?

10:20, 31/07/2024
A+ Aa A-

A është martuar Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Cristiano së fundmi i është referuar Georgina si “gruaja ime” dhe fansat e tij kanë nisur me spekulimet se legjenda portugeze e futbollit është martuar me të dashurën e tij prej shumë kohësh.

 

Në fillim të kësaj jave, Ronaldo u shfaq në një video të re për markën e fitnesit Whoop dhe dukej se i referohej Rodríguez-it si gruaja e tij.

Megjithatë, publicisti i Ronaldos zbuloi se “nuk ka njohuri nëse Cristiano është i martuar apo jo me Georgina-n”, sipas mediave.

Ronaldo ka qenë me influencuesen argjentinase-spanjolle që nga viti 2016, pasi u takuan për herë të parë në një dyqan Gucci në Madrid, ku Rodríguez dikur punonte.

Ronaldo mirëpriti binjakët Eva Maria dhe Mateo Ronaldo, 7 vjeç, dhe djalin e madh, Cristiano Ronaldo Jr, 13 vjeç, nëpërmjet një nëne surrogate. Më pas, ai dhe Georgina sollën në jetë edhe vajzat, Bella Esmeralda, 2 vjeç, dhe Alana Martina, 6 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco