Krizë në lidhjen me Dj Dagz? Ky veprim i Einxhel i tregon të gjitha

Krizë në lidhjen me Dj Dagz? Ky veprim i Einxhel i tregon të gjitha

12:01, 29/07/2024
A+ Aa A-

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz duket se po jetojnë bashkë dhe të lumtur dashurinë e tyre që nisi në Big Brother Vip, bashkë me djalin e tyre Trev.

Mirëpo, pak javë më parë një urim publik i munguar nga Einxhel në ditëlindjen e Dagz bëri mediat të flasin për një krizë mes tyre. Moderatorja as nuk u pa as në festën e ditëlindjes së partnerit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre ka ndarje.

Ajo zgjodhi të mos reagojë në rrjet as pas lajmeve që qarkulluan për marrëdhëniet e tyre.

Megjithatë duket se gjithçka ka qenë “shumë zhurmë për asgjë”. Kjo pasi Einxhel ishte e pranishme në “Sunny Hill Festival”, aty ku partneri i saj performoi. Sikurse shihet edhe në foton që Einxhel ka postuar, në qafë mban edhe një varëse me emrin e Dagz.

Pra, dyshja janë ende bashkë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco