Olta revoltohet me ndjekësit: S’kuptoni një batutë! Nuk e trajtoj veten si lopë

Olta revoltohet me ndjekësit: S’kuptoni një batutë! Nuk e trajtoj veten si lopë

16:51, 24/07/2024
A+ Aa A-

 

Olta Gixhari është përballur me komente aspak të këndshme në një foto që aktorja ka publikuar në Instagram. Në të ajo shfaqet sensuale, me bluzë të shkurtër. Në përshkrimin e kësaj fotoje, Olta shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”.

Batutë e cila siç edhe ajo shprehet në një video mesazh është keqkuptuar nga ndjekësit dhe është ndjerë e fyer prej tyre. Aktorja thotë se përshkrimi ishte në kontekstin e autoironisë, për të cilën ajo madje u shpreh se nuk kanë arritur ta kuptojnë as banorët e BBV në 100 ditë izolim.

Ndërsa shtoi se e gjitha ka qenë në kontekstin e batutës pasi ajo kurrë nuk do ta përshkruante apo trajtonte veten si lopë dhe se i përgëzon nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco