Ryan Reynolds zbulon emrin unik të fëmijës së katërt me Blake Lively

Ryan Reynolds zbulon emrin unik të fëmijës së katërt me Blake Lively

12:48, 23/07/2024
A+ Aa A-

Ryan Reynolds më në fund ka zbuluar emrin e fëmijës së katërt të tij me gruan Blake Lively. Emri është Olin!

Ylli i “Deadpool & Wolverine” bëri njoftimin gjatë premierës së filmit në Lincoln Center në New York City të hënën. Reynolds, zbuloi emrin e pazakontë të fëmijës së tij më të vogël ndërsa fliste me turmën përpara shfaqjes së shumëpritur.

 

“Dua të filloj duke falënderuar gruas sime Blake, e cila është këtu. Dua të falënderoj fëmijët e mi James, Inez, Betty, Olin, të cilët janë këtu. Shpresoj që, nëse jam me fat, ky moment do të jetë gjëja më traumatike – domethënë përmbajtja e këtij filmi që ndodh në jetën tuaj të mrekullueshme.”

Çifti janë gjithashtu prindër të vajzave James, 9, Inez, 7 dhe Betty, 4.

Aktori i “Red Notice” dhe Lively, të cilët u martuan në shtator 2012, konfirmuan ardhjen e fëmijës së tyre të katërt në shkurt të vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco