Olsa Muhameti largohet nga ‘Top Channel‘, ja ku do ta shohim në vijim

Olsa Muhameti largohet nga ‘Top Channel‘, ja ku do ta shohim në vijim

09:27, 20/07/2024
A+ Aa A-

Regjisorja e njohur Olsa Muhameti ka qenë një nga emrat më të përmendur në media, si autore e disa programeve të ndjekura në vend. Prej disa kohësh u aludua se ajo nuk do jetë më pjesë e “Top Channel”. Iconstyle raportoi se ajo do shkojë në Kosovë për të zhvendosur programet e saj në ekran.

TopChannel konfirmon se Olsa do largohet nga ekrani i njohur. Kjo u vu re edhe në promon e publikuar, aty ku emri i Olsës nuk ishte gjëkundi.

 

Tashmë është konfirmuar se Olsa ka nënshkruar një kontratë me “Klan Kosova”, aty ku do jetë autore e “Big Brother VIP Kosova”. Kujtojmë se këtë vit “Big Brother VIP Kosova” realizon sezonin e tretë dhe një emër tjetër që lidhet me të është ai i Arbana Osmanit.

Pritet që në ditët në vijim të dalë edhe promoja zyrtare e emisionit, ku me siguri do shohim emrin e Olsës si regjisore e atë të Arbanës si moderatore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco