Lajmi i fundit

Akuzohet për tentativë vrasje e grup kriminal, arrestohet ‘i forti’ i Niklës, Marklen Haka

E trishtë, ndahet nga jeta partnerja e ikonës së Hollywood

E trishtë, ndahet nga jeta partnerja e ikonës së Hollywood

22:37, 19/07/2024
A+ Aa A-

Ka vdekur në moshën 61-vjeçare partnerja e Clint Eastwood, Christina Sandera.

Ata kishin 10 vite që shoqëroheshin me njëri-tjetrin, teksa për herë të parë janë takuar në hotelin e aktorit, ku ajo punonte.

 

“Christina ishte një grua e bukur, e kujdesshme dhe do të më mungojë shumë”, tha Clint Eastwood në një deklaratë të enjten mbrëma.

Një zëdhënës i Warner Bros i tha shtypit se aktori dhe regjisori 94-vjeçar nuk do të jepte asnjë informacion shtesë për vdekjen e Christina-s, pasi ai ndjen dhimbje private për humbjen.

Para se të takohej me Christina, Clint ishte martuar dy herë, me modelen Maggie Johnson nga viti 1953 deri në 1987 dhe me spikeren e lajmeve Dina Ruiz nga viti 1996 deri në 2004.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco